Nga PSG vjen ky lajm surprizë për Brazilin, ja se çfarë ka bërë sot Neymar

Neymar është stërvitur me shokët e ekipit të Paris Saint-Germain në “Parc des Princes” të enjten (sot), teksa ylli brazilian po i afrohet rikthimit.

Sulmuesi ka që prej shkurtit që nuk luan për shkak një dëmtimi që e detyroi të operohej në këmbë, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Neymar pritet të jetë gati për miqësoren e Brazilit ndaj Kroacisë më 3 qershor.

PSG ka postuar një foto të Neymar në stërvitje bashkë me shokët në mediat sociale, me Lojtarin e Vitit të Ligue 1 që po përgatitet për ndeshjen e fundit të Unai Emery në krye të parisienëve.