Rasti i veçantë/ La futbollin, por kombëtarja e fton në ‘Rusi 2018’. Botërori pestë për...

Fund i lumtur për Rafa Marquez. Pas muajve të tërë pasigurie dhe një beteje ligjore kundër Departamentit Amerikan të Thesarit, mbrojtësi meksikan do t’i bashkohet bashkatdhetarit të tij, Antonio Carbahal, italianit Gianluigi Bufon dhe gjermanit Lothar Mateus, si të vetmit futbollistë, të cilët kanë luajtur në 5 Botërorë të ndryshëm.

Por rasti i ish-lojtarit të Barcelonës ka një detaj specifik. Sepse dy herë kampioni i Europës me skuadrën katalanase do të shkojë në Botëror si një futbollist që i ka varur këpucët në gozhdë.

Marquez njoftoi më 19 prill se do të tërhiqej nga futbolli. Dhe kështu ndodhi pasi luajti ndeshjen e fundit 10 ditë më vonë.

Por kombëtarja e tij mendon se 39-vjeçari ka ende çfarë mund t’i ofrojë Meksikës edhe pas 20 viteve karrierë dhe ai ka besimin e plotë të trajnerit Huan Carlos Osorio edhe për këtë sfidë të fundit në karrierë.