Paloka në Syri.net: Kushdo që prek dëshmitarin X përgjigjet personalisht

Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Edi Paloka, tha në studion e Syri.net se ata që do të guxojnë të shkelin ligjin në raport me dëshmitarin do të përgjigjen personalisht.

Paloka tha se deklaratat e Ramës për ‘burg, burg, burg’ nuk trembin sot askënd.

“Ai tenton të trembë shqiptarët, ti mbajë nën thundër me dhunë, në mënyrë që kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ose të përdorë dhunën ose t’i blejë sikundër bëri më 25 qershor”, tha Paloka.

Sipas tij, me këtë qeveri nuk shkohet askund.

I pyetur për qeverinë anti-mafia, Paloka tha se kjo qeveri duhet rrëzuar dhe mafia në këtë vend është Edi Rama.

“Qeveria anti-mafia është qeveri anti-Rama, pasi të fusësh Ramën në qeveri është njëlloj si të kesh mafian në qeverisje.

Marrëveshjen e 17 majit na detyruan ta bëjmë, por ajo që u bë nuk ndodh më. Nuk do të ketë një qeveri me Edi Ramën”, tha Paloka.