FOTO/ Këtë respekt as nuk e mendonte se do t’i bëhej, Salah në Muzeun Britanik

Salah është një nga “zotat” e momentit për kombin e Egjiptit. Ai po kalon një formë të jashtëzakonshme me klubin e Liverpoolit, kur pret të luajë edhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Sapo ka fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i Premierligës dhe gjithë egjiptianët i kanë sytë nga ai për Botërorin e Rusisë.

Së fundmi, në Muzeun Britanik në Londër, janë vendosur takat e futbollit të Salah.

Kjo është bërë në sektorin ku shfaqet historia e Egjiptit të Vjetër.

“Ne kemi diçka shumë të veçantë. Duke qenë se Salah është golashënuesi më i mirë i Premierligës këtë sezon, ne do të vendosim takat e tij së bashku me objekte nga Egjipti i Lashtë, deri në finale të Ligës së Kampionëve”, shkruhej në njoftimin e Muzeut Britanik.