Vdekja e 27 vjeçarit/ Berisha: Racistët me uniformë i morën jetën të riut

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar dhunën barbare që  i mori jetën 27 vjeçarit rom, në komisariatin e policisë së Korçës.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri shkruan, se i riu rom është futur në burg nën akuzën e vjedhjes, dhe më pas është torturuar dhe rrahur barbarisht deri në vdekje që të pranonte këtë akuzë.

Ndërsa i bën thirrje shqiptarëve dhe komunitetit rom që të ngrihen në revoltë të fuqishme për të përmbysur këtë regjim barbar,

Ja postimi i Berishës:

Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!

Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jeten si xhelat të riut 27 vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditesh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vertetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer! sb