Turqi, policia sekuestron 80 kilogramë heroinë, arrestohen 6 persona

Policia e Stambollit ka zbuluar dhe sekuestruar 80 kilogramë heroinë gjatë një aksioni për kapjen e trafikantëve me lëndë narkotike. 

Burime nga policia, të cituara nga Anadolu Agency (AA) bëjnë të ditur se në disa bastisje të koordinuara në kohë, policia e Stambollit ka arrestuar gjashtë të dyshuar.

Siç bëjnë të ditur të njëjtat burime, në një aksion të ndarë në krahinën Balikeshir, policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit me akuzën për shitje të drogës.