Teigen dhe Legend bëhen prindër për herë të dytë

Bukuroshja Crissy Teigen solli në jetë fëmijën e dyte me bashkëshortin e saj, këngëtarin John Legend.

Ishte vetë modelja që ka bërë të ditur lajmin për ardhjen në jetë të një djali, përmes një postimi në Twitter.

Ende nuk dihet se si do të emërohet vogëlushi, ndërsa edhe ai dhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Çifti veçse janë prindër të një vajze dyvjeçare, Luna.