Denoncimi, Vokshi: Po shkarkohen njerëzit nga puna për tu zëvendësuar me militantë të PS

Deputetja e PD-s Albana Vokshi ka denoncuar në një shënim në rrjetet sociale shkarkimin nga puna të dhjetra punonjësve të zyrave të Fondit të Sigurimeve Shendetësore.

'Skandali që ka mbuluar fondin e sigurimeve shëndetësore!!',-shkruan Vokshi, shkarkohen dhjetëra persona në një ditë, dhjetëra familjarë, gjoja për ristrukturim... për t'i zëvendësuar vetëm pas disa ditësh me militantë të PS.

Ajo parqet në faqen e saj në Facebook edhe denoncimin e ardhur në adresë të saj nga një qytetar i prekur nga ky ristrukturim nga i cili kërkohet reagim për këtë padrejtësi.