Basha kthehet nga Sofje, mesazhi që lëshoi para seancës së Kuvendit

Kreu i PD-së Lulzim Basha është rikthyer në Tiranë pas takimeve në Sofje, me partitët e PPE.

Kryedemokrati është pritur nga gazetarët para hyrjes së parlamentit, por nuk ka preferuar të flasë gjatë.

Basha ka lëshuar vetëm një mesazh në drejtim të medieve.

‘Mos u mërzitni, nuk keni parë gjë akoma’, ka thënë Basha për gazetarët dhe më pas ka hyrë në ambientet e parlamentit.