Ndërpriten xhirimet e 'Nusja nga Stambolli' Ozcan Denis ka një punë më të rëndësishme për të bërë

Vetëm dy javë ka që aktori Ozcan Deniz është bërë baba për herë të parë, e duket se ai i është përkushtuar tërësisht prindërimit duket lënë pas dore punën e profesionin e tij.

Më 30 prill erdhi në jetë djali i tij dhe i bashkëshortes Feyza Aktan dhe prej asaj dite Deniz nuk xhiron më shumë se dy orë në ditë duke e kaluar pjesën tjetër të ditës në shtëpinë e tij në Zekeriyakoy . Sipas shtypit turk, derisa djali i tij të bëhet 40 ditë do të jetë kjo rutina për aktorin. Më pas, ai do të nisë xhirimet episodeve finale të "Nusja nga Stambolli" duke ju përkushtuar rolit të tij si Faruk.