Roshi i sinqertë: Spanjës bravo i qoftë

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Odise Roshi është shfaqur tejet i hapur duke folur pas ndeshjes me Spanjënm i cili tha se ekipi dha maksimumin, por kaq ishin mundësitë e tyre përballë Spanjës.

“Ajo ishte Spanja, bravo i qoftë. Cunat bënë një punë shumë të mirë. Falenderoj edhe tifozët. Them se kemi bërë maksimumin, pavarësisht se bëmë dy gabime të vogla. Ne luanim me kampionen e botës”, tha Roshi./SYRI.net/