Futbollisti martohet me partneren 11 vjet më të vjetër

Ndonëse ka pasur një sezonë shumë të ngarkuar në Premierë League, Cesc Fabregas gjeti kohën për të bërë “golin” më të bukur të jetës së tij; të martohej.

Mesfushori i Chelseas zyrtarizoi në martesë lidhjen e tij me modelen Daniella Semaan në një ceremoni madhështore në Cliveden House në Berkshire të Anglisë. Lajmin e bukur e dha vetë çifti nëpërmjet disa fotografive të publikuara në rrjete sociale, ku ndanë me miqtë e tyre virtualë momente të bukura nga kjo ceremon. Nuk munguan as dedikimet e ndjera për njëri-tjetrin.

“Sapo u martova me gruan time të ëndrrave”, shkruan Fabregas, ndërkohë nga ana tjetër, Daniella shkruan: një ditë magjike.

Çifti është bashkë që nga viti 2011. Ato kanë tre fëmijë së bashku, ndërkohë që Semaan ka dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme. Historia e tyre e dashurisë është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të diferencës së madhe në moshë, konretisht Semaan është 42 vjeçe, ndërsa futbollisti është 31 vjeç.

Por në dashuri, mosha është thjesht një numër që nuk ka shumë rëndësi, apo jo?