Detajet/ Gazetarja: Xhafaj regjistroi edhe zërin në Prokurori, madje tha se...

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë disa detaje në lidhje me procedurat që ka ndjekur vëllai i ministrit, kur ka shkuar në prokurori.

Në emisionin Opinion, ajo tha se Agron Xhafaj ka regjistruar dhe zërin dhe ka thënë se kishte marrë dhe një vendim.

“Agron Xhafaj ka dhënë deklarime si një person në hetim. Dhe ka regjistruar zërin e tij. Ai ka informuar se nuk do të ishte disponibël pasi ka marrë vendim, por nuk thënë vendimin e tij. Ai është larguar menjëherë pas procedurës që ka bërë në prokurori.

Nga  oficer të policisë shqiptare e ka shoqëruar, por nuk dihen detaje të reja.

Unë nuk e kuptoj ku e marrë kryeministri audion pasi nuk dihet se si e ka marrë origjinalin. Ai ka thënë se nuk është zëri im, por as zhargoni që unë përdorë”, shtoi ajo.