FOTO/ Mashtrojnë Noizyn për paratë, reperi i famshëm shqiptar i denoncon publikisht

Noizy, padyshim që është një ndër reperët më të preferuar shqiptar. Ai përveç jetës luksoze që bën, njihet për bamirësitë e tij në përmasa të mëdha, madje nuk kursen ndihmat për njerëzit në nevojë.

Ditë më parë gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Noizy kishte bërë një përjashtim për një nga fansat e tij, duke e vizituar atë në spital. Veprim ky që i mahniti të gjithë, duke e bërë të ndjehet mirë edhe fansin.

Përmes publikimeve, që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, Noizy ka treguar për shumën, që ka mbedhur për fëmijët e sëmurë.

Por siç, një pjesë e kësaj shume duket se  ka qenë vetëm një mashtrim për Noizyn, pasi që reperi më vonë ka publikuar njerëzit, që e kanë gënjyer atë duke treguar faturat e dhurimit, por ndërkohëqë nuk kishin derdhur asgjë në të vërtetë në numrin e llogarisë bankare të hapur me këtë rast.