Gafa e UEFA-s/ Zbulon rezultatin e saktë të finales Marseille-Atletico Madrid

Marseille-Atletico Madrid 1-0, goli shënohet në minutën e 23-të.

Ky ishte shënimi në tabelën elektronike të stadiumit të Lyonit pak orë përpara zhvillimit të finales së Ligës së Europës.

Prova e bërë nga UEFA duket se nuk ka lënë aspak të kënaqur skuadrën spanjolle, që ndihet e provokuar nga kjo gjë, por edhe e karikuar për të provuar të kundërtën.

Mediat spanjolle kanë shkruar se disa persona pranë bardhekuqve e kanë pritur me humor, ndërsa të tjerë me ironi atë që ka ndodhur në stadiumin ku do të luhet sonte në orën 20:45 finalja e Europa League.