FOTO/ Kapiteni i Kombëtares kuqezi merr lajmin më të bukur të jetës, ja për çfarë bëhet fjalë

Ansi Agolli merr një lajm shumë të gëzueshëm. Ish-lojtari i Tiranës ka postuar në rrjetet sociale një foto ku është së bashku me bashkëshorten, tregojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

“Mirë se erdhe zemra babit. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, shkruan mbrojtësi.

Agolli aktivizohet tek skuadra e Qarabag Agdam në Azerbajxhan. 35-vjeçari ka arritur të jetë protagonist me skuadrën e tij, duke dominuar kampionatin. Në 27 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë 62 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë.