FOTO/ Bebe Rexha, me plis në mbështetje të Kombëtares

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka treguar edhe njëherë sa krenare është që është me prejardhje shqiptare.

Ajo në Instagram ka postuar një fotografi me një plis me shqiponjë, pikërisht në kohën kur Shqipëria po luan me Spanjën në futboll në Eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.

Dhe përbri kësaj fotografie këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkruar “ Albanian baby” (“Vajzë shqiptare”).

Ndër kohë që me gjithë mbështetjen e saj, Shqipëria sapo ka pësuar një humbje 2-0 në Shkodër përballë Spanjës.