Basir Çollaku në Syri.net: Xhafaj kujtoi nënën si Tahiri djalin...

Gazetari Basir Çollaku në studion e Syri.net e ka cilësuar deklaratën e Fatmir Xhafajt të njëllojtë me atë të Saimir Tahirit, kur kujtoi fëmijën e tij.

“Tahiri kujtoi djalin, Xhafaj kujtoi nënën. Si e çoi ky ministër i Brendshëm vëllain në Itali, a ka një shkresë, a ka një kërkesë për ekstradim, apo e ka fshehur siç bënë me Mark Frrokun.

Kush është ky që i kërkon Prokurores së Përgjithshme që të bëjë shpejt hetimin, çfarë është ky që shfaqet në këtë formë ku 10 minutëshin e parë shfaqet me tone të ulëta dhe na tregon familjen, ndërsa më tej na hakërrohet. Fatmir Xhafaj është më i rrezikshëm se Saimir Tahiri.

Opozita ka paraqitur një version dhe kërkoi hetimin, ndërsa Xhafaj dhe Rama thonë kjo nuk bën, nuk është. Opozita bëri një denoncim, Geron Xhafajn nuk e dënoi opozita por Gjykata e Kasacionit në Itali. Tha se është njohës i shkëlqyer i ligjit, ka 35 vjet që sistem, por nuk e përmendi asnjëherë ligjin anti-mafia”, tha Çollaku.

Sipas tij, trafiku i drogës sjell para dhe ministri duhej të na thonte a ka ndonjë lidhje mes tyre dhe pasurisë që mund të ketë i vëllai, pra këtë duhej të na tregonte Ministri i Brendshëm sot, ligjin anti-mafia.