Tirana shpallet kampione e Kategorisë së Parë, fiton finalen me Kastriotin

U luajt në “Elbasan Arena” finalja e Kategorisë së Parë, mes fitueses së Grupit B, Tiranës, dhe fitueses së Grupi A, Kastriotit, njofton SYRI.net.

Bardheblutë fituan me rezultatin e pastër, 2-0, duke u shpallur kampion të Kategorisë së Parë, e gjithashtu duke arkëtuar 30 milionë lekë si shpërblim i FSHF-së për këtë trofe.

Ishte Bedri Greca ai që i dha fitoren Tiranës, duke shënuar dy gola në minutat 64-t dhe 73.

Nga ana tjetër, Kastrioti natyrisht që ka mbetur i kënaqur, pasi edhe pse nuk arriti të shpallej kampion i Kategorisë së Parë, gjithsesi sezonin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit shqiptar.

/ Florian Behlula / SYRI.net /