FOTO/ Rekord në Gjermani, klubi i Bundesligës blen 5 lojtarë për 12 minuta

Merkato prodhon çdo vit lajme të bujshme dhe interesante me lëvizjet e lojtarëve, por nga Gjermania vjen një lajm i çuditshëm.

Klubi i Shtutgartit, ditën e sotme ka zyrtarizuar plot 5 futbollistë të afruar, të gjitha këto në harkun e 12 minutave.

Gjermanët e mbyllën Bundesligën këtë sezon në vendin e shtatë, ndërsa tani klubi ka vendosur të hedhë sytë tek lojtarët e rinj.

Gjithçka filloi në orën 11:06 të ditës së hënë, kur në Twitter, u zyrtarizua Mark Oliver-Kempf, dhe brenda 12 minutave, ishin zyrtarizuar plot 5 futbollistë.