Enis Bardhi i përgjigjet interesimit të Interit
Enis Bardhi po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij si futbollist.
Ende pa u mbyllur mirë kalendari i ndeshjeve të këtij viti, mesfushori maqedonas me origjinë shqiptare ka marrë një ftesë nga skuadra e Interit.
Në një prononcim për “Digisport”, mesfushori ka dhënë mendimin e tij për këtë ofertë.
Kam dëgjuar për ofertën e Interit, por për momentin jam shumë i përqendruar te skuadra e Levantes. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për mua. Më pëlqen shumë të luaj në Premier League, por do të thoja që e kam kapacitetin të luaj në 5 kampionatet më të forta në Europë. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën”, është shprehur Bardhi.