Anglia shpall listën zyrtare të Botërorit

Trajneri Gareth Southgate ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarëve të ftuar në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Në këtë listë bien në sy mungesat e Jack Wilshere, Joe Hart apo Ryan Bertrand.

Ndërkohë, për herë të parë është ftuar talenti i ri i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Anglia do ta luajë ndeshjen e parë më 18 qershor kundër Tunizisë, ndërsa kundërshtarët e tjerë janë Panama dhe Belgjika.

Lista e plotë

Portierë: Jordan Pickford, Nick Pope, Jack Butland

Mbrojtës: Kyle Walker, Kieran Trippier, Trent Alexander-Arnold, Gary Cahill, Danny Rose, John Stones, Harry Maguire, Phil Jones, Ashley Young

Mesfushorë: Eric Dier, Fabian Delph, Jordan Henderson, Dele Alli, Ruben Loftus-Cheek, Raheem Sterling, Jesse Lingard

Sulmues:  Harry Kane, Jamie Vardy, Marcus Rashford, Danny Welbeck.