Tirana-Kastrioti, formacionet e finales së Kategorisë së Parë. Kupa vlen 30 milion lekë

Do të luhet në “Elbasan Arena” finalja e Kategorisë së Parë, mes fitueses së Grupit B, Tiranës, dhe fitueses së Grupi A, Kastriotit.

Pas sigurimit të Kategorisë Superiore, skuadra do të fitojnë edhe trofeun e Kategorisë së Parë, i cili vlen 30 milionë lekë.

Të besuarit e Ze Marias do të matin forcat me Kastriotin, e Samuel Nikajt, që vendosi diktatin në Grupin A.

Të dy teknikët i kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë finale e cila do të startojë në orën 17:00.

Formacionet

Tirana: Lika, Turtuli, Cake, Hoxhallari, Kërçiku, Maveje, Sentamu, Karabeci, Daja, Sentamu, Halili

Trajner: Ze Maria

Kastrioti: Kuka, Hoxha, Çela, Lila, Mulaj,  Olajemi, Mziu, Lilaj, Çutra, Marku, Malindi

Trajneri: Samuel Nikaj