FOTOLAJM/ Kush është vajza që ‘spiunonte’ protestuesit tek Xhafa?

Të rinj, studentë dhe përfaqësues të opozitës kanë protestuar gjatë ditës së sotme tek Ministria e Brendshme.

Ajo që u bëri përshtypje sot protestuesve, por sidomos gazetarëve ishte fakti se kishte pak policë.

Por në fakt policë me uniformë pak kishte, por shumë të tjerë ishin pa uniformë.

Kishte edhe punonjës të ministrisë që kishin dalë e filmonin protestuesit.

Një prej tyre ishte edhe vajza që shikoni në foton më poshtë.

Vajza mësohet se është anëtare e FRESSH dhe punonjëse e Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë treguar se ajo ka bërë dhjetëra fotografi.