Duket se Prokuroria ka pritur qëndrimin e Kryeministrit për të vepruar, ndërsa një ditë më parë janë marrë pamjet filmike.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Pas deklaratës së Ramës, Prokuroria kërkon dëshmitë e 3 zyrtarëve të PD

Prokuroria i ka kërkuar dy deputetëve demokratë, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe ekspertit ligjor Gazmend Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, të japin dëshmitë e tyre lidhur me video-përgjimin e publikuar ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm, në një bisedë trafikantësh droge.

Mësohet se deputetët do të pyeten në lidhje me përgjimin audio të publikuar një ditë më parë. Tre zyrtarët e PD do të paraqiten në organin e akuzës të enjten paradite.

Reagimi i Prokurorisë erdhi pak orë pasi Kryeministri Edi Rama para grupit parlamentar socialist mori në mbrojtje Xhafajn dhe e konsideroi video-përgjimin jo autentik. Sipas Ramës, përgjegjësit për këtë video duhet të ndiqen penalisht.

Duket se Prokuroria ka pritur qëndrimin e Kryeministrit për të vepruar, ndërsa një ditë më parë janë marrë pamjet filmike.