I shënoi dy gola Barçës, gjigantët europianë kërkojnë të transferojë Enis Bardhin

Enis Bardhi po mbyll një sezon të mrekullueshëm në La Liga.

Shqiptari i Maqedonisë shpëtoi Levante nga “zona e ftohtë” por ajo që bëri më shumë bujë ishte fitorja spektakolare 5-4 përballë Barcelonës.

Bardhi atë ndeshje shënoi dy gola duke u kthyer në këtë mënyrë në një protagonist.

Interi ashtu si edhe Paris Saint-Germain janë dy skuadrat që kanë monitoruar lojtarin në ndeshjet e fundit të tij në La Liga.

Sipas mediave spanjolle të dy klubet e mëdha evropiane po shqyrtojnë mundësinë e ndonjë transferte të mundshme të Bardhit.

Duhet të presim hapjen e dritares së transferimeve për të kuptuar nëse ka vërtet ndonjë ofertë zyrtare apo thjesht ngelet vetëm spekulime mediatike.