Arrestohet Ndriçim Xhepa

Eshte arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme një përson i shapllur në këkrim për trafikun e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike i cili ka të njëjtin emër me aktorin e njohur. Ai quhet Ndriçim Xhepa por nuk është aktori i madh shqiptar, por një i ri nga Kombinati në Tiranë.

Ai është arrestuar në Tropojë. Në njëftimin e policisë thuhet se: Ndalimi i Ndriçim Xhepës u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë  në fuqi vendimin penal Nr. 41. datë 23.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tropojë, e cila e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg,  për  veprën penale ” Kultivim të bimëve narkotike”,  parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal".