Nuk ka më dyshime, Rama është peng/ Nuk e lëshoj Xhafën për përgjime vëllezërish

Edi Rama që sulmoi me gjithçka godinën e kryeministrisë në vitin 2011 pas një video përgjimi edhe pas dorëheqjes së të përgjuarit, për ti hapur rrugë drejtësisë, sot ka pranuar publikisht se është peng dhe nuk do të lëshojë Fatmir Xhafen.

Po si?

Rama tha se nuk e lëshoj Xhafën pa mbaruar hetimi për përgjimin e të vëllait që bënte trafik droge me policinë e vëllait ministër, ndërkohë që po kjo polici dhe prokurori nën komandën e Xhafës do bëjë hetimin në fjalë.

Por është i njëjti person që i kërkoi popullit rrëzimin me gjak dhe sulmoi kryeministrinë në vitin 2011 për një përgjim edhe pse i përgjuari dha dorëheqjen deri ne zbardhjen e të vërtetes.

Sot Rama nuk pranon as të largojë Xhafën deri në përfundimin e hetimit për të, hetim që do ta kryej vetë Xhafa.

Prej kohesh opozita shprehet se Rama nuk e lëshon dot Tahirin dhe Xhafën, pasi i vëllai është në të njëjtën situatë me ta. I përgjuar dhe i përfshirë në trafik kokaine.

Pas mbrojtjes që i bëri sot Fatmir Xhafës lidhur me përfshirjen e të vëllait në trafik droge, nuk ka me asnjë dyshim se Rama është peng i asaj që mund të ketë bërë edhe i vëllai i tij.

Sot Rama kishte rastin të na provonte të kundërtën, por nuk e bëri.