Rama nuk e lëshon Xhafën: Nuk ka pse jep përgjigje as ligjore dhe as morale

Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar për skandalin e Fatmir dhe Agron Xhafaj.

Pas publikimeve të audio-përgjimit nga ana e PD-së, ku Agron Xhafaj vazhdon të merret me trafik droge, Edi Rama ka pritur disa ditë për të folur në lidhje me këtë skandal.

Duke folur para deputetëve Edi Rama ka vendosur që ta shkarkojë Fatmir Xhafajn nga ministër i Brendshëm.

‘Ne marrim përgjegjësi për vendim dhe mbajmë përgjegjësi për veten. Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar, por nuk mbajmë njerëz përballë drejtësisë.

Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht as moralisht’, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Ne jemi ata që bëmë reformën në drejtësi dhe po ne ata varrmihësit. Dhe na del sot që edhe drejtuesi i reformës në drejtësi na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan jo në Evropë pëllet Saliu, pas familjes sime.

Ministri i Brendshëm ka fshehur dënimin e vëllait të tij në Itali më shumë se 15 vjet më parë dhe media jonë që pësoi shok dhe që nuk u kujtua sa herë e ka publikuar. Ministri i Brendshëm na paska qenë një diversant i reformës që na qenka futur për të desantuar një nen për të mos ekstraduar vëllanë e tij.

Falë zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua dhe çakall që nuk i bënë asnjë pyetje të vetme Euraliusit dhe Opdatit. Po ministri nuk na paska qenë vetëm injektuesi i fshehtë i një ligji kriminal.... hataja që ka gjetur punët e brendshme të vendit na qenke se vetë ministri qenka kreu i bandës dhe na është kapur vëllai i tij nga një përgjigj i opozitës,.

Dhe kjo mori dhënë në mediat tona dhe në kanalet e lobimit opozitar për të çelur negociata. E gjithë do të ishte një parodi për të qeshur nëse kjo parodi nuk do të kishte helmuar gjakun e shumë njerëzve të ndershëm të këtij vendi.

Kjo është për tu thënë shqiptarëve se sa të jetë Edi Rama në qeveri ministrat e Brendshëm nuk mund të jenë tjetër veçse

Kjo maskaradë meriton një përgjigje shembullore. Paralelisht me kërkesën e kryetarit të Grupit të PS të hetimit të audiopërgjigmit unë kam kërkuar nga një agjenci ekspertizën shkencore të këtij materiali dhe të agjencive partnere për çdo indice të mundshme të vëllait të ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë që kam ndjekur edhe informacione nga njerëzit. Më ka bërë përshtypje një reagim që në thelb përmblidhet më fjalët: Mos lësho dhe Fatmirin siç lëshove Tahirin. E lëshove një ministër për të mbajtur karrigen time këta e meritojnë sot një përgjigje.

U them të gjithëve atyre që mendojnë kështu se unë mendoj shumë ndryshe nga ata dhe e respektoj shqetësimin e tyre sepse ligjet me bindjen legjitime se drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë kurse pyllit monumental të padrejtësive që dëgjojmë përditë ulërimin duke kërkuar koka ndër ne. Ne nuk jemi ata.

As nuk jemi si ata dhe as nuk mund të duhet e të bëhemi si ata.

Ne nuk jemi të rënë nga qielli engjëj jo e jo. As të pagabueshëm dhe as të pakritikueshëm as të paprekshëm nga të këqijat që prekin njerëzit kur ulen në një karrige por ne kemi një ndryshim themelor nga ata ne socialistët marrim përgjegjësi për vendin dhe mbajmë përgjegjësi për veten ndërsa ata janë të papërgjegjshëm për veten dhe ata e kanë lënë veten peng tek një njeri që nga 1991.

Parimi i atij pengmarrësi në krye të tyre është unë të ngre dhe unë të mbaj dhe mjafton të bësh atë që them unë se ti mund të djegësh vrasësh dhe unë nuk të lëshoj gjallë. Kjo kulturë prej bajraku stanilisht është kultivuar si një mortje jo vetëm në gjirin e PD por në dhe në gjirin e shoqërisë sonë me hakmarrje stanilisti dhe pushtet prej bajraktari.

Tek ne nuk ka qenë dhe as ka për të qenë si ata se ne nuk jemi si ata po shumë ndryshe.

Nuk është rastësi që po kthesh kokën mbrapa sa herë u është dhënë mundësi të ndërtojnë Shqipërinë e tërë apo një komunë kanë prishur më shumë se kanë ndërtuar.