Rama del garant për Agron Xhafën: E dëgjova, nuk është zëri i tij. Por Xhafa nuk e përgënjeshtron

Përpara se prokuroria të japë një përgjigje për hetimin që ka nisur për audio-përgjimin e bërë publik nga PD-ja në lidhje me Agron Xhafën, Edi Rama e ka dhënë vendimin e tij sot.

Duke folur në grupin e PS-së, Rama është shprehur se mbrëmjen e djeshme ka marrë përgjigjen nga një prej labaratorëve më të mirë në botë dhe sipas tij, ai është i rremë.

‘Lidhur me ‘marrëzinë’ e ministrit të Brendshëm që ka falsifikuar nenin gjoja për të shpëtuar vëllanë, nuk kam ç’them se e tha BE dhe askush të mos e hajë këtë qofte, as qoftja Luli dhe as llokumi i monës, Titi.

Nëse dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi ‘frikë’ se mos e vrasim, unë e kam marrë përgjigjen mbrëmë nga një nga laboratorët më seriozë të botës dhe më mjafton.

Po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimi apo bërtitur montazh, montazh po më mjafton për tu thënë juve se nuk jemi para asnjë prove komprometues epo akti mashtrimi me një material joautentik’, tha Edi Rama.

Por nga ana tjeter nuk ka nje pergenjeshtrim nga ana e Agron dhe Fatmir Xhafes ne lidhje me keto deklarime te Edi Rames.