Pothuajse zyrtare/ Lichtsteiner largohet nga Juventusi, ja klubi i ri

Lichtsteiner i ka orët e fundit të qëndrimit te Juventusi.

Është gazeta më pranë Juventusit “Tuttosport”, e cila raporton për mbylljen e marrëveshjes mes Lichtsteinerit dhe Borussia Dortmundit.

34-vjeçari zviceran po përcakton detajet e fundit me klubin e ri, shkruan SYRI.net.

Kujtojmë që Lichtsteineri ka luajtur 7 sezone me Juventusin duke fituar 14 trofe.