Donald Lu ndjek me nxënës, zhvillimet për vëllezërit Xhafaj

Në ditë plot tension politik si këto të fundit, ambasadori amerikan Donald Lu ka ndjekur disi në distancë zhvillimet politike. Ai ka marrë pjesë sot në panairin e Arsimit hapur në Ambasadën e SHBA dhe është fokusuar tek arsimi, ndërsa dje ka shkuar në qytetin e Fierit, prej nga u ka përcjellë një mesazh sërish,  jo forcave politike që kanë në vëmendje çështjen e vëllezërve Xhafaj, po të rinjve.

“Brezi juaj ka kaq shumë mundësi dhe unë kam besim se ju do të bëheni udhëheqësit e ardhshëm që do ta çojnë Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë”, u tha Ambasadori Lu nxënësve nga shkolla Numani në Fier. Këtë njoftim të shkurtër e ka përcjellë vetë ambasada amerikane.