Opozita kërkon sërish dorëheqjen e Xhafajt në komision, Hysi mbyll me shpejtësi mbledhjen

Opozita ka bllokuar sot punimet e nënkomisionit për të drejtat e njeriut duke kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në kushtet kur deputetët e PD dhe të LSI janë bashkuar njëzëri në këtë kërkesë, kryetarja e nënkomisionit Vasilika Hysi ka mbyllur me shpejtësi mbledhjen dhe është larguar nga salla.

Nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut”, në përbërje të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, përbëhet nga: Vasilika Hysi – kryetare (PS), Enkelejd Alibeaj – zëvendëskryetar (PD), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Eglantina Gjermeni – anëtare (PS), Jurgis Çyrbja – anëtar (PS), Edmond Panariti – anëtar (LSI), Oerd Bylykbashi – anëtar (PD).

Po dje, deputetët e PD dhe LSI bllokuan disa komisione; të kryesuar nga kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, ata janë ulur përballë deputetëve të mazhorancës dhe kanë deklaruar se çështja e të gjitha çështjeve është dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, akuzuar për falsifikime dhe marrjen në mbrojtje të vëllait të tij trafikant të dënuar nga drejtësia italiane.

Opozita nuk e ka lejuzra vazhdimin e punës së komisioneve dhe ka njoftuar s enuk do të ketë më as seancë dhe as komisione parlamentare normale pa largimin e ministrit Xhafaj, që duhet të merret edhe nën hetim.