Nëse Interi kualifikohet në Champions, ky super lojtar transferohet në ‘Giuseppe Meazza’

Pavarësisht se nuk ka siguruar kualifikimin në Champion, Interi po mendon për sezonin e ardhshëm.

Drejtues të zikaltërve po interesohen për të nënshkruar me ‘yllin’ e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Por sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Gundogan do të pranonte të transferohet te Interi vetëm nëse klubi italian siguron pjesëmarrjen në Champions League, shkruan SYRI.net.

Ky është nju kush i domosdoshëm i vendosur nga mesfushori turko-gjerman që pritet të shkëlqejë në Botërorin që do të luhet në Rusi.

Tranferimi i Ilkay do të kërkonte një investim të madh, por raportohet se pronarët e klubit – Suning Group – do të paguajnë për Gundogan me qëllim që të ndërtojnë projektin e Luciano Spalletti.

Dy vite më parë Manchester City ka transferuar Gundogan për 27 milionë euro dhe këtë sezon ai ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime në 49 ndeshje.

Kujtojmë që ditën e diel Interi do të luajë “finalen” e madhe përballë Lazios, ndeshje vendimtare për pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në Champions League.