Rama publikon detaje nga takimi me Macron...vetëm foto

Kryeministri Edi Rama u takua dje me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, takim nga i cili ka publikuar sot vetëm disa fotografi. "Mirëmëngjes, - shkruan Rama, -  dhe me fotoalbumin e takimit dje në Paris me Presidentin Macron, ju uroj një ditë të mbarë."

Sor në orën 11:00 Rama do të jetë në Tiranë, ku pritet të tregojë rreth rezultatit të takimit me Presidentin e Francës dhe mbështetjen ose jo të tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe po ashtu, siç ka premtuar, edhe mbi situatën e krijuar së fundi në politikë, lumit të denoncimeve nga opozita në adresë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.