FOTO/ Tentativë për përdhunim, 26-vjeçari hyn në shtëpinë e Rihannës

Një 26-vjeçar është përpjekur mbrëmjen e kaluar të hyjë në shtëpinë e banimit në Los Angeles, të këngëtares Rihanna. Pas shumë përpjekjesh ai ka mundur të futet brenda, por për fat të mirë këngëtarja nuk ndodhej aty. Ajo ishte larguar për në New York për hapjen e koleksionit të saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”. Personi i quajtur Eduardo Leon kishte rreth 24 orë që qëndronte në shtëpinë e 30-vjeçares dhe autoritetet përkatëse e gjetën të shtrirë në krevatin e saj teksa karikonte telefonin.

Pasi u arrestua ai pretendonte se shkoi në shtëpinë e yllit të muzikës pasi dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Tanimë Eduardo ndodhet në paraburgim dhe duhet të paguajë 150 mijë dollarë për t’u liruar.