Morati ‘thumbon’ Juventusin: Ekip që respektohet nga arbitrat

Do mbetet ende për çdo tifoz zikaltër presidenti “i vërtetë”. Nuk mund të ishte ndryshe, pasi ngjiti Interin e tij në majën e botës, deri te tripleta historike, duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që e arrin.

Ish-presidenti interist, Massimo Morati, ka folur për “L’Economia” me rastin e fitores së titullit kampion nga Juventusi.

“Është skuadra italiane më e fortë dhe e kompletuar, vazhdimësia në klub ka bërë të krijojë baza të forta. Duke mos pasur më përfaqësuesen, në këtë moment përfaqëson futbollin italian dhe si pasojë ka respektin dhe simpatinë e të gjithëve: edhe arbitrave…”, thekson Morati me ironi.