Ja si u fsheh kërkesa për ekstradimin e Agron Xhafajt, ja të dhënat për Fatmirin...

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se zëri në audiopërgjim është i Agron Xhafës.  Berisha gjithashtu tha se personi me emrin Ermal i përmendur në audiopërgjimin e vëllait të Xhafaj është një officer policie shumë i njohur. Ish-kryeministri Berisha në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ bëri edhe një deklaratë të fortë, teksa tha se nga Italia ka ardhur një kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafajt, Agron Xhafajt, i implikuar sipas PD në trafik droge.

Debati

Berisha: “Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por nuk është ekzekutuar

Vasili: Ju po thoni që ka ardhur kërkesa dhe është fshehur?

Berisha: Pa diskutim, është njësoj si rastisi Mark Frrokut.

Cani: Cili është roli i opozitës në këtë moment?

Berisha: Shkallmimi i tyre.

Cani: Ju po kërkoni ikjen e Xhafajt nga ministria?

Berisha: Fatmir Xhafaj është një levë e Ramës.

Cani: Pse gjithë kjo energji doktor për të rrëzuar një ministër?

Berisha: Po është pjesë e një familje mafioze.

Aleksandër Cipa: Të gjithë këtë pasuri tani e vunë këta?

Berisha: Ka pasur disa të dhëna për Fatmir Xhafen, ka pasur edhe të huaj që flisnin, por nuk kishim gjë në dorë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.