", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Djali i Marcelos ‘çmend’ lojtarët e Real Madridit

Marcelo ka vërtetuar edhe këtë vit se është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë. Por edhe i biri i tij ka premisa për t’u bërë si babai.

Në videon më poshtë ai e kishte marrë me vete në stërvitje dhe në fund të saj ka bërë atë që quhet “bin challenge”.

Djaloshi me flokët si të babait ka bërë pasime me kokë me disa lojtarë të Real Madridit përpara se ta dërgonte topin te koshi.

Si përfundim ata e kanë përqafuar duke e ngritur në ajër sikur të kishin festuar Kupën e Botës.