Real Madridi merr para finales këtë lajm nga Ronaldo dhe Carvajal

Real Madridi e ka kompletuar skuadrën për herë të parë në stërvitje këtë javë para se të luajë kundër Villarreal në “Estadio de la Ceramica” të shtunën.

Në mesin e atyre që janë kthyer janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Dani Carvajal, që janë stërvitur me shokët e skuadrës.

Kjo do të thotë që dyshja e madrilenëve do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev më 26 maj kundër Liverpoolit.