A ka video-përgjime të tjera që implikojnë Ramën? Ja përgjigjia që jep Berisha...

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka folur për herë të parë nëse ka më video që implikojnë Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn, apo opozita do të ndalet këtu.

I pyetur nëse ka video të tjera apo audio, Berisha theksoi se  “po ti besojmë Saimir Tahirit, ka video nga “Santa Quaranta”. Klement Balili i ka filmuar nga Edi Rama, tek ministrat e tij. Tahiri e ka thënë këtë gjë nuk e them unë”.

“Nëse e ka thënë Tahiri për shantazhe, unë nuk e di. Unë besoj ato që ka thënë ai. Nuk e di nëse ka video të tjera që implikojnë Ramën dhe Xhafajn, nuk mund të them një gjë tillë. Po ta dija mund ta thosha. Edhe mund të ketë, nuk mund të përjashtoj asnjë skenar”, theksoi ai.