Berisha: Rama po i fut thika pas shpine Xhafajt

Edi Rama nuk e lëshon Fatmir Xhafajn, pavarësisht se mund t’i fusë thika pas shpine, sikundër po i bën kohët e fundit.  Kështu tha ish-Kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit, zërat që audio përgjimi ka ardhur nga maxhoranca janë të shumta pasi lufta në qeveri është bërë shumë e madhe.

“Tani njerëzit e thonë këtë, me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Tahirit dhe Xhafës. Tahiri në fjalimin e fundit, ai ka sulmuar hapur Xhafën.

Në relacionin e fundit kur erdhi ligji i Vettingut, ishin të gjitha të shkruara sikur ti kisha shkruar unë. Nëse do i shkruaja unë nuk do të hiqja asnjë presje”, theksoi Berisha.