Përgjimi i Xhafajt/ Berisha: Bandat bënë kërcënime të tmerrshme, por...

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë kanë bërë me dhjetra përpjekje që ai regjistrim të mos dalë për Agron Xhafajn.

Berisha tha se janë bërë kërcënime nga më të tmerrshmet për të moslejuar publikimin e video-përgjimit, pasi Agron Xhafaj ishte garancia më e madhe.

“E patë atë letrën, atë kërcënimin e Gaz Demit, që unë nga sot do e quaj Gaz Rama. Ajo ishte një letër e shkruajtur nga Edi Rama dhe e lexuar nga Gazi.

 5 apo 6 muaj më parë më thanë se Olsi Rama dhe Gaz Rama kanë futur para të mëdha në Hotel Plaza dhe unë këtë e thashë në Parlament. Pas 6 muajsh del një kunat i Gazit dhe e ble hotelin. Çfarë bëri Rama? Deklaroi se do të ulë TVSH për hotelet me 5 yje, dhe Sheratonin e përzuri për shkak të kullës së Kristaq Ramës dhe hotelin tjetër në qendër të Tiranës e bleu. TVSH në qendër të Tiranës ishte 20 %, por ta bësh për Hotelin e Olit dhe kunatit të Gazit këtë se pranoj kurrë”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, Olsi Rama është kryesori i grupit të Xibrakës, ka përdorur makinën e grupit të Xibrakës, të përshtatur për trafikun e kokainës, Olsi Rama nxorri jashtë Shqipërisë Genci  Xhixhën  dhe nuk e ka kundërshtuar kurrë.