Spaho-Ramës: Nuk jemi njësoj, je arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin

Edmond Spaho, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi sot se do të flasë nesër për çështjen Xhafaj.

“Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminuar paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojme prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar!

Edi Rama është ai që emëron Ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata që e zbulojnë këtë të vërtetë!

Ne nuk jemi njësoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqem vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit”, shkruan Spaho.