Suedia publikon listën e Botërorit. Për Ibrahimiovic është marrë ky vendim

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shumë lojtarë të Serie A janë përfshirë në skuadrën prej 23 lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës, duke përfshirë në listë edhe Oscar Hiljemark, Filip Helander dhe Marcus Rohden.

Suedezët mposhtën Italinë në “play-off” me rezultatin total 1-0, duke siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Suedia është në të njëjtin grup me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Zlatan Ibrahimovic nuk është i përfshirë në listë, pavarësisht se ai ishte i hapur për një rikthim në Kombëtaren suedeze.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar

Robin Olsen, Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelof, Andreas Granqvist, Martin Olsson, Ludwig Augustinsson, Sebastian Larsson, Albin Ekdal, Marcus Berg, Emil Forsberg, John Guidetti, Karl-Johan Johnsson, Gustav Svensson, Filip Helander, Oscar Hiljemark, Emil Krafth, Viktor Claesson, Pontus Jansson, Marcus Rohden, Ola Toivonen, Jimmy Durmaz, Isaac Kiese Thelin, Kristoffer Nordfeldt.