‘Me Papandreun në Evropë’, libri i Pangallos në shqip/ Meta: Ngjarje historike, kujtime me peshë

Theodhoros Pangallos po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ku është promovuar edhe libri i tij “Me Papandreun në Europë”. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta. Pangallos ka mbajtur disa poste të rëndësishme në qeveritë greke, përfshi këtu edhe atë të ministrit të Jashtëm.

 “Promovim i veçantë i librit të Theodhoros Pangallos në shqip "Me #Papandreun në #Evropë" ngjarje historike, kujtime me peshë për #Greqinë dhe Evropën e Bashkuar! Urime!”, shkruan Presidenti Ilir Meta, në një postim në rrjet.