Vasili: Edi Rama për herë të parë ka të drejtë, ja për çfarë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka të drejtë, kur thotë se s’jemi njëlloj të gjithë.

“Po të ishim njëlloj do të ishim gënjeshtarë si ai dhe të pacipe si ai, që edhe lekët për studentet e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit’, shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri për herë të parë ka të drejtë.

Kryeministri thotë që s'jemi njëlloj dhe ka të drejtë.

Po të ishim njëlloj do të ishim gënjeshtarë si ai dhe të pacipe si ai, që edhe lekët për studentet e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit.

Ccfare shpirti i zi mund të jetë ky që grabit qindra milionë koncesione për vete dhe ju zhvat edhe lekët e luftës për jetën studentëve talasemike.

Shyqyr që s'jemi njëlloj si ai dhe ai kurrë s'do të jetë si ne.