Shkarkohet nga detyra Kryeinspektori i Mjedisit, ja shkaku

Kryeinspektori i Mjedisit në rrethin e Elbasanit është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Ministria e Mjedisit, sipas të cilës shkak janë ankesat e banorëve të zonës së Bradasheshit gjatë takimit për llogaridhënien publike.

Banorët shprehën shqetësimet për ndotjen e mjedisit nga rafineria e naftës dhe uzinat në zonën e tyre.