Rrëfehet aktorja shqiptare: Kalova në depresion pasi linda vajzën

Ajo është një nga aktoret më të njohura në vend, e cila me rolet e saj të shumtë ka bërë për vete publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Zamira Kitën, e cila prej 11 vitesh është edhe drejtoresha e Teatrit të Korçës.

Ajo ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Rudina’ së bashku me vajzën e saj të vetme Enirën, ku ka folur për marrëdhënien nënë e bijë, por ka zbuluar dhe disa të pathëna nga jeta e saj.

Gjatë intervistës aktorja rrëfeu një nga momentet më të vështira në jetën e saj. Ajo për herë të parë foli për depresionin që kaloi pas lindjes së vajzës.

“Pas lindjes së vajzës nuk kam qenë shumë e ngarkuar sepse isha tërhequr nga teatri. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy. Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion”, rrëfeu Zamira.