", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Qyqja çuni’, Ermali e tepron me shakatë këtë herë

Ermal Mamaqi gjithmonë provokon me humorin e tij. Por këtë herë duket se ka përfshirë dhe të birin.

Bëhet fjalë për një video të cilën Ermali e ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram ku shihet që mban djalin e tij në qafë.

Ermali e mban Joelin nga këmbët dhe duket sikur vogëlushi do të rrëzohet, por ja që nuk është asgjë më shumë sesa një shaka.

Si përshkrim të videos moderatori shkruan: “Në xhirimin e kësaj videos u dëgjuan 3 “Qyqja Çuni” dhe 1 “Pa merak”. Faleminderit,”

Me siguri Amit do t’i ketë ngrirë gjaku, kur ka parë Joelin të kolovitet sipër Ermalit.

Ermali dhe Ami sëbashku më dy fëmijët e tyre duket se po kalojnë disa ditë në Austri.

Në xhirimin e ksaj videos u dëgjuan 3 "Qyqa Çuni" dhe 1 "Pa merak". Faleminderit. ????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on